Arrestimi i protestuesve/Alibeaj: Në kundërshtim të procedurave ligjore

schedule14:15 - 2 Prill, 2018

schedule 14:15 - 2 Prill, 2018

Të radhitur në mbështetje të protestuesve, të cilët kundërshtuan tarifën e qarkullimit në Rrugën e Kombit, deputetët demokratë kërkojnë lirimin e personave të arrestuar nga policia. Sipas Alibeajt, ndalimi i tyre është bërë në kundërshtim me procedurat ligjore.

Po flitet shumë prej drejtësinë ditët e fundit. A është në shinat e duhura apo politika ka ndërhyrë në ndalimin e 23 personave që morën pjesë në protestën kundër tarifës së rrugës së Kombit.

Deputeti demokrat Enkeled Alibeaj thotë se drejtësia mund të shihet në dy aspekte.

Ndalimi i shtetasve është brenda banesave të tyre që do të thotë brenda një pronë private. Këtu fillon paligjshmëria e veprimeve të policisë thotë Alibeaj.

Dhe të mos mjaftojnë të gjitha këto thotë deputeti Alibeaj, u ndalohet edhe mbrojtja nga një avokat.

Deputetët e Partisë Demokratike i janë bashkuar qytetarëve të tjerë që qëndrojnë përpara drejtorisë së policisë në Tiranë në pritje të lirimit të 23 protestuesëve të ndaluar. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!