VIDEO/ Kërkojnë “kosh” të ri për plehrat e Durrësit, banorët konfliktohen me ekspertët

schedule20:10 - 14 Qershor, 2020

schedule 20:10 - 14 Qershor, 2020

Një ekip specialistësh, sipas banorëve të zonës së fshatit Shën Pjetër kanë shkuar për të përzgjedhur një zonë të re groposje në fshatin Shën Pjetër, zonë e rëndësishme turistike kjo e ngjashme me Spillenë.

I gjithë territori i plazhit mund të terrorizohet nga rreth 50 kamionë  në ditë që merren me transportin e tyre.

Kështu ka dalë përsëri në sipërfaqe kriza e plehrave të Durrësit.

Sot ka përfunduar afati i marrëveshjes për dërgimin e plehrave në Sharrë.

Banorët janë ngritur dhe janë konfliktuar me ekspertët e plehrave të Durrësit.

Burime për ABC News kanë njoftuar se qëllimi është për të hedhur plehrat disa ditë sa të gjendet zgjidhje, pasi dhe në këtë zonë nuk ka vende që mund të depozitohen masivisht mbetjet urbane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!