Kategoria e Parë/ Elbasani i largohet fundit, festojnë Egnatia dhe Veleçiku

schedule19:15 - 13 Qershor, 2020

schedule 19:15 - 13 Qershor, 2020

Pesë ndeshje janë zhvilluar sot në Kategorinë e Parë. Gara për të evituar rrëzimin në të Dytën është e fortë, si në grupin A edhe në grupin B. Egnatia korri një fitore qetësie në shtëpi përballë Tërbunit. 2-1 për vendasit u mbyll sfida e zhvilluar në Rrogozhinë.

Të tre golat u shënuan në pjesën e parë. Egnatia siguroi avantazhin e dyfishtë falë Bilalit dhe Metës, teksa Allmuça shënoi në portën e tij në minutën e 34-t, duke mbajtur skuadrën pukjane në lojë deri në fund.

Veleçiku shënoi dy gola dhe mori një fitore shumë të rëndësishme në Burrel. Dygolëshi i Hasës mposhti skuadrën matjane, teksa miqtë u kthyen me tre pikë të arta në shtëpi.

KATEGORIA E PARË, Grupi A:
Burreli-Veleçiku 0-2
(Hasa 5′, 29′)
Egnatia-Tërbuni 2-1
(Bilali 20′, Meta 29′ / Allmuça (aut) 34′)

 

Renditja e grupit A

13 gola janë shënuar në duelet ‘play-out’ të grupit B. Elbasani siguroi një tjetër fitore dhe ka lënë vendin e grupit. Verdheblutë fituan 3-2 në fushën e tyre kundër Turbinës, falë dygolëshit të Nurit dhe rrjetës së Karatit.

I njëjti rezultat u regjistrua edhe në ndeshjen Oriku-Shënkolli. Vendasit fituan 3-2 përballë lezhianëve të vendit të fundit, që rrezikojnë seriozisht rrëzimin në Kategorinë e Dytë. Miqtë po udhëhiqnin 1-2 deri 10 minuta përpara fundit, por Xhelili dhe Çaushaj përmbysën gjithçka me golat e tyre.

Feston edhe Iliria. Skuadra nga Fushë Kruja përmbysi Devollin jashtë fushe 1-2, duke iu falur një autogoli të Kitës në minutat shtesë. /abcnews.al

KATEGORIA E PARË, Grupi B:
Oriku-Shënkolli 3-2
(Qejvanaj 20′, Xhelili 80′, Çaushaj 83′ / Toma 45′, Danaj 73′)
Devolli-Iliria 1-2
(Kame 39′ / Pasha 44′, Kita (aut) 90+2′)
Elbasani-Turbina 3-2
(Nuri 51′, 58′, Karati 57′ / Peqini 28′. Koldashi 88′)

Renditja e grupit B

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!