Armando SAdiku e nisi titullar takimin e sotëm të Malagas kundër Huesca. Edhe mesfushori i kombëtares, Keidi Bare, e nisi nga minuta e parë këtë sfidë.
Huesca shënoi shumë shpejt, që në minutën e tretë, por dy minuta para fundit të pjesës së parë, Armando Sadiku barazoi. Sulmuesi kuqezi tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke barazuar.
LEXO EDHE: Sezoni i Sadikut me Malagan, vetëm 5 gola larg rekordit fantastik!
Ky gol, ishte i 11-ti i Sadikut në La Liga 2, duke qenë golashënuesi më i mirë i skuadrës. Tashmë, bomberi i Shqipërisë është vetëm katër gola larg një rekordi te Malaga, si golashënuesi më i mirë brenda një sezoni, që është aktualisht 14./abcnews.al