“Lërini fjalët”, kodet e Trashit dhe një mesazh mbështetës nga Asani

schedule15:38 - 12 Qershor, 2020

schedule 15:38 - 12 Qershor, 2020

“Lorenc Trashi tentohet nga Tirana”, nje titull që sigurisht tifozët e Partizanit nuk e kanë pritur mirë. Mbrojtësi i majtë ishte një nga lojtarët kryesorë sezonin e shkuar, duke kontribuar në fitimin e titullit kampion.

Ofertat për të ishin të shumta, por Partizani nuk u bind nga shumat që jepeshin për ta dhe në fund Trashi mbeti pjesë e 16 herë kampionëve të vendit. Zërat e fundit të merkatos sigurisht që nuk mund të mos e shqetësojnë Trashin.

Ai ka vendosur të reagojë përmes rrjeteve sociale, duke bërë me shenjë që të pushojnë të gjithë. Nuk mungon edhe një zemër, drejtuar Partizanit dhe tifozëve të kuq. Gjithashtu edhe foto të shumta nga momente të gëzueshme.

Një koment edhe nga Suedia, prej sulmuesit Jasir Asani. “Mos e ul kokën vëlla! Kur nuk të ulën qeset me akull, askush nuk mund të të ulë”, komenton Asani në postimin e Trashit. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!