Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë, Etleva Dedë, gjyqtare në Gjykatën e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Genta Tafa Bungo, pas verifikimeve kanë konstatuar se Deda nuk ka asnjë shkelje në lidhje me deklarimet e saj.
Gjyqtarja e ka nisur karrierën e saj në sistemin e drejtësisë në vitin 2004 si gjyqtare e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Në vitin 2010, Deda e drejtoi përkohësisht këtë gjykatë si kryetare e komanduar./abcnews.al