Superiorja merr stafetën. Të dielën dhe të hënën luhen takimet e javës së 29-të. Gjithçka me nis me Partizani-Luftëtari, në “Selman Stërmasi”. Takimi i tretë radhazi në shtëpi për të kuqtë, që ndaj Luftëtarit do të duhet të fitojnë me çdo kusht. Nëse nuk ndodh, me siguri gjobat do të jenë të pashmangshme.
E diela ka sfida mjaft interesante. Në Korçë luhet për vendin e tretë. Skënderbeu, që ka pasur një ecuri të mirë, pret Laçin. Të dyja skuadrat duan një vend që të çon në kupat e Europës, sikurse edhe Teuta, që do tentojë të marrë pikët e plota kundër Tiranës.
Kukësi, që e ka detyrim fitoren me Flamurtarin, e pret krahëhapur diçka të tillë, por sigurisht për durrsakët me bardheblutë nuk do të jetë e lehtë, pasi jo më kot renditen të parët dhe nuk mbahet mend kur e kanë pësuar humbjen e fundit.
Një tjetër finale luhet në Shkodër, aty ku Vllaznia dhe Bylisi kanë si objektiv të largohen nga vendi i tetë dhe të sigurojnë qëndrimin në elitë direkt. Pranë tyre është edhe Partizanit, por të kuqtë nuk besohet se do gabojnë ndaj Luftëtarit të rënë. /abcnews.al