Mala e ndan mendjen, Karabeci i kuq sërish. Ç’ndodh me Trashin dhe Cordeiron

schedule08:17 - 12 Qershor, 2020

schedule 08:17 - 12 Qershor, 2020

Partizani në qendër të vëmendjes. Me mbylljen e sezonit lëvizjet do të jenë të shumta. Një pjesë e lojtarëve do të largohen me ceremoni, ashtu sikurse erdhën plot bujë. Zero kontribut, në një sezon që është drejt dështimit. Kupat e Europës mund të jenë ngushëllimi i vetëm, por nuk fshehin aspak problemet që Partizani i ka pasur të shumta këtë kampionat.

Esat Mala, mesfushori i cili ishte një çështje te “demat” për shkak se nuk pranoi rinovimin, e ka ndarë mendjen të luajë jashtë vendit dhe në FSHF ka dorëzuar dokumentacionin përkatës ku kërkon të jetë i lirë, sipas kontratës që ka nënshkruar me Partizanin para dy vitesh e gjysmë. Bashkëpunimi mes palëve ka mbaruar, me Malën që nuk i mungojnë ofertat.

 

Faqja e parë e Panorama Sport

 

“Panorama Sport”, veç këtij lajmi, veçon edhe disa të tjerë në kampin e kuq. Një mjaft interesant është kalimi i portierit Alban Hoxha të Tirana, kurse te Partizani projektohet rikthimi i Erando Karabecit, produkt i tyre. Tifozët e “demave” me siguri nuk do e presin mirë, pasi ndër vite nuk kanë munguar këngët e koret kundër mesfushorit.

Në fokus janë edhe dy lojtarë të tjerë. William Cordeiro kërkohet në Azerbajxhen nga Keshla dhe Zira, por Partizani e ka bllokuar atë, ashtu si Lorenc Trashin, të cilin thuhen se e kërkon Tirana për linjën e majtë të mbrojtjes. Sikurse kuptohet, te Partizani vera do të jetë e nxehtë në çdo aspekt.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!