Kjo merkato, do të jetë ndryshe nga të tjerat. Kjo për shkak të ndikimit të pandemisë Koronavirus në ekonomi, me shumë klube që kanë pësuar goditje të njëpasnjëshme.
Shkëmbimet dhe huazimet priten të jenë më të shumta se çdo sezon tjetër dhe një shkëmbim, po e mendon dhe Roma. Klubi i Serie A kërkon me çdo kusht të mbajë në skuadër fantazistin armen, Henrikh Mkhitaryan.
Arsenali kërkon 30 milion euro, ndërsa Roma nuk e ka në plan të paguajë. Drejtuesit kryeqytetas kanë menduar t’i ofrojnë Arsenalit në shkëmbim talentin holandez, Justin Kluivert, dhe përgjigja e fundit po pritet nga trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta./abcnews.al
Justin Kluivert has been offered to Arsenal as part of a swap deal between him and Henrikh Mkhitaryan. [Cds] pic.twitter.com/2o4csusbw2
— AFTV (@AFTVMedia) June 11, 2020