Prokuroria hedh poshtë padinë e Mynyr Konit ndaj 5 pedagogëve

schedule16:57 - 10 Qershor, 2020

schedule 16:57 - 10 Qershor, 2020

Prokuroria e Tiranës nuk pranoi padinë e Rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni ndaj anëtarëve të Komisionit të Zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës.

Siç raporton gazetarja Glidona Daci për abcnews.al, mësohet se prokuroria nuk ka gjetur vepër penale në padinë e zotit Koni, ndaj nuk do të hetojë Majlinda Ketën, Bernard Dosti, Oriona Muçollari, Ardian Doka, Eglantina Gishtisi.

LEXO edhe: Vazhduan punën edhe pas shkarkimit prej Covid-19, Mynyr Koni kallëzon pedagogët

Më 13 maj, Zoti Koni ka paditur 5 pedagogët e shkarkuar nga puna pasi kanë vazhduar punën në shkelje të urdhrit të shkarkimit.

LEXO edhe: “Ngërci i ri”, Shahini shtyu zgjedhjet në universitete, reagon Mynyr Koni

Koni po ashtu ka paditur dhe administratorin e UT-së Skerdi Dafa, pasi nuk ka marrë asnjë masë administrative ndaj personave të sipërpërmendur, pas shkeljes së urdhrit të Ministrisë së Arsimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!