Në mes të pandemisë Covid-19, transporti publik është më shumë se kurrë shqetësim i të gjithëve për qytetet dhe banorët e tyre.
Në Francë, një kompani e specializuar në pëlhurat vetë-pastruese dhe njollave rezistente, ka gjetur një zgjidhje për ta bërë transportin publik më të sigurt.
Prej disa viteve ajo ka zhvilluar materiale të veçanta në bashkëpunim me fabrikën e prodhimit Aunde në Spanjë, por kohët e fundit, kompania franceze ka krijuar një material dezinfektues, i aftë të eliminojë pothuajse 100% ngarkesën virale, falë një procesi të quajtur fotokatalizë.
Jérome Blanc, president i kompanisë Trajet tha se katalizatori në indet e copës aktivizohet kur bie në kontakt me rrezet ultravjollcë. Qëllimi i këtij reagimi është që të oksidohen kompozimet virale dhe të shndërrohen ato në molekula. të padëmshme, si ujë ose kripë.
Falë dritës natyrale ose artificiale, ky material është i aftë të shkatërrojë shumë baktere, mikrobe dhe viruse në vetëm 1 minutë. Testet e kryera nga laboratorë të pavarur në Shtetet e Bashkuara dhe Spanjë gjithashtu kanë treguar efektivitetin e kësaj cope kundër koronavirusit./abcnews.al