Mbesa e Floyd: I përgjërohej dhe nuk e dëgjonte, nuk është thjesht vrasje

schedule09:22 - 10 Qershor, 2020

schedule 09:22 - 10 Qershor, 2020

Është mbajtur funerali i George Floyd,  vdekja e së cilit ka shkaktuar një zemërim global. Gjatë funeralit pjesëmarrësit kanë bërë thirrje për drejtësi sociale.

Floyd vdiq në Minneapolis muajin e kaluar, teksa një oficer policie i bardhë kishte vendosur gjurin mbi qafën e tij për 9 minuta, derisa ai ndërroi jetë.

George Floyd u varros në Houston , pranë varrit të nënës së tij. Katër policë, të dyshuar për pjesëmarrje në vdekjen e tij, janë larguar nga puna dhe akuzuar për vrasje.

Një nga mbesat e Floyd, Brooke Uilliams, bëri thirrje për ndryshim të ligjit, duke thënë se duhet të bëhet më shumë për njerëzit me ngjyrë.

“Pse ky sistem duhet të jetë i korruptuar dhe pse nuk ka drejtësi për njerëzit me ngjyrë?

“Oficeri nuk u pendua kur  po shikonte xhaxhain tim duke vdekur. Ai po i përgjërohej por ai kurrë nuk e dëgjoi, “tha Williams.

“Kjo nuk është vetëm vrasje por një krim ndaj urrejtjes që njerëzit e bardhë kanë ndaj njerëzve me ngjyrë,” përfundoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!