Spanja bën të detyrueshëm mbajtjen e maskës deri në fund të pandemisë, gjobë për të pabindurit

schedule08:55 - 10 Qershor, 2020

schedule 08:55 - 10 Qershor, 2020

Maska do të mbetet e detyrueshme, e dënueshme me gjobë në rast të kundërt, në Spanjë, deri në fund të lehtësimit të masave kufizuese dhe deri sa COVID-19 të zhduket plotësisht, sipas ministrit të Shëndetësisë, Salvador Illa.

“Një gjobë prej 100 eurosh do t’u vendoset personave që nuk e mbajnë maskën në rrugët publike apo në vendet e mbyllura si dyqane ose kur ata nuk mund të mbajnë një distancë prej 1,5 metrash me njerëzit që i rrethojnë”, theksoi ministria.

Spanja, një prej vendeve më të prekura në botë nga pandemia me më shumë se 27 000 të vdekur, ka vendosur mbajtjen e maskës për të gjithë personat nga mosha 6 vjeç që prej 21 majit në rrugët publike dhe në vendet e mbyllura nëse distanca e sigurisë nuk mund të mbahet.

Ndërsa është bërë e detyrueshme që prej 4 majit për transportin publik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!