Ylli i Werder Bremenit, Milot Rashica, vazhdon të jetë i dëmtuar dhe është në dyshim për ndeshjet e ardhshme, duke nisur që nga derbi ndaj Gjasulës në takimin kundër Paderborn.
Rashica ka qenë i vetmi futbollist që ka bërë një sezon të mirë për Werderin, pasi pjesa tjetër e skuadrës po vuan dhe rrezikon rënien nga Kategoria.
Numri një i stolit të Ëerderit, Florian Koefeldt, ka folur në lidhje me gjendjen fizike të yllit dardan: “Ai nuk ia ka dalë ende të rikthehet që pas ndeshjes me Frankfurtin.
Nuk e di nëse do të kthehet në kohë për ndeshjen kundër Paderbornit. Rashica provoi gjithçka para ndeshjes kundër Ëolfsburgut dhe nuk ia doli mbanë”, u shpreh Koefeldt.