Itali, policia arreston një maroken për terrorizëm

schedule12:54 - 30 Mars, 2018

schedule 12:54 - 30 Mars, 2018

Policia italiane ka arrestuar një maroken për terrorizëm. Ai përdorte rrjetet sociale për të bërë thirrje për sulme dhe për propagandë.

Në Itali vijojnë operacionet e policisë kundër të dyshuarve se po përgatisin sulme në sajë të festës së pashkëve. Një markoen, Ilyass Hadouz, 19 vjeç, është ndaluar në Cuneo nga karabinierët e komandos për terrorizmin. Në qendër të hetimeve, të koordinuara nga prokuroria e Romës, janë “aktivitetet kriminale të adoleshentit”. Hetuesit theksojnë se kanë prova të forta që ai bën pjesë në një shoqatë terroriste.

19-vjeçari akuzohet për nxitje të krimeve për qëllime terrorizmi dhe pjesëmarrje në një organizatë ndërkombëtare. Hetimet kanë zbuluar se I riu përdorte llogaritë e tij në rrjetet sociale për të bërë propagandë xhihadiste dhe u kërkonte ndjekësve që të bëheshin martirë “në mënyrë që Zoti të shpërblejë komunitetin musliman të angazhuar në xhihad”. Madje bënte thirrje edhe për dënimin e jobesimtarëve duke ngritur lart vlerat dhe guximin e luftëtarëve që veprojnë në emër të besimit.

Mes publikimeve të tij ka dhe fjali si: “Është dëshpëruese të vdesësh nga plakja” dhe “jobesimtarët do të kalojnë ditë të zeza dhe bëjnë që fëmijëve tu zbardhen flokët”. Gjithashtu iu drejtohej përsëri jobesimtarëve duke shkruar se “fikin dritën pa e ditur që janë në errësirë”. 19-vjeçari kishte dhe një profil anonym në Facebook që kishte lidhje të drejtëpërdrejtë me një blog të një komuniteti që përdorte retorikë Xhihadiste./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!