Takimi i radhës në Vjenë mes ministrit të jashtëm grek Kotzias dhe atij maqedonas Dimitrov, do të përqendrohet në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare për çështjen e emrit të Maqedonisë.
Ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, takohen gjatë ditës në Vjenë ku do të ulen në tryezën e negociatave me ndërmjetësuesin e OKB-së, Metju Nimiç, në përpjekje për të tejkaluar pengesat rreth çështjes së emrit.
Të dyja palët paraprakisht kanë deklaruar se kërkojnë një zgjidhje dinjitoze për sa i përket çështjes së emrit, një zgjidhje e cila do të jetë fryt i kompromisit dhe respektimit të interesave të të dyja vendeve.
Pritet që biseda e tyre të fokusohet në hapat e ardhshëm në kuadër të dialogut për zgjidhjen e çështjeve të hapura bilaterale.
Dimitrov dhe Kotzias para raundit të ri të bisedimeve, deklaruar se janë të vendosur për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare./abcnews.al