Myslim Murrizi nga studio e ABC News është shprehur se në takimin me ambasadoren amerikane i kanë kërkuar që të marrë në konsideratë shqiptarët dhe jo tre pengmarrës siç janë PS, PD dhe LSI.
Ndër të tjera deputeti ka theksuar se në takimin e zhvilluar disa ditë më parë në Ambasadën Amerikane, ambasadorja nuk u ka kërkuar që të votojnë marrëveshjen e Reformës Zgjedhore të arritur në Këshillin Politik.
Sipas tij kjo është një marrëveshje e pavlerë dhe që nuk i është përmbajtur aspakt rekomandimeve të OSBE ODIHR.
“Takimet janë në kuadër të konsensusit që duhet të arrijmë për reformën reale zgjedhore. PD dhe LSI nuk ka asnjë votë në parlament. Partia Socialiste ka 77 vota dhe nëse PS-ja apo forca jashtë parlamentit do të përdorin trafikimin e votave në parlament, para se të shkoj te vota tona sipas KQZ mazhoranca ka 77 mandate dhe pjesa tjetër autorët e marrëveshjes nuk janë aty. Nëse PS-ja ose forcat jashtë parlamentit do të tentojnë që të përdorin trafikimin e votave në parlament atëherë ku qëndron morali. 39 persona në 2019 kanë kërkuar ndryshimin e kodit zgjedhor dhe 35 në qershor, unë mendoj se Rudina Hajdari në momentin që do të vijë votimi do të jetë në union me grupin parlamentar Demokrat. Nëse një ligj për të penguar trafikimin e votës te qytetari do ta përdorësh në parlament çfarë morali mund të ketë një ligj i tillë. Ndërkombëtarët që kanë kapërcyer ylberin,në takimin e Soreces dhe Borchardt që kanë pasur me 7 anëtarët e grupit kanë kërkuar zbatimin e rekomandimet e OSBE ODIHR por që në këtë nuk është futur asgjë”, është shprehur Murrizi
Murrizi thekson se pas takimit që ato kanë zhvilluar me ambasadoren Kim duket se deklaratat e Ramës dhe të Bashës kanë ndryshuar duke mos e përmendur më aq fort termin marrëveshje.
“Ne ishim në avancë pasi nëse do të shikojmë deklaratat e Ramës dhe të Bashës që nuk e quajnë me marrëveshje por dakortësi, unë dua ta quaj sheqerosje, me këtë ritëm unë mendoj se s’kemi të bëjmë me asgjë dhe ishte thjesht një limonadë”, ka thënë deputeti./abcnews.al