Prokuroria konstaton se Agron Malaj u dënua në ’99, KQZ do të vendosë për mandatin

schedule09:47 - 9 Qershor, 2020

schedule 09:47 - 9 Qershor, 2020

Rreth 6 muaj pas denoncimit nga Partia Demokratike, Prokuroria e Përgjithshme ka mbyllur procesin e verifikimit për kryebashkiakun e Matit Agron Malaj.

Sipas prokurorisë së Përgjithshme veç dënimit të vitit 1999 për të cilin edhe PD ka kërkuar heqjen e mandatit te tij, rezulton se në vitin 2019 ka pasur një kallëzim ndaj tij, dhe prokuroria e ka pushuar .

“Ndaj Malajt rezulton të ketë pasur një kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Mat më 11 prill 2019, për të cilin prokurori ka vendosur mosfillim të procedimit penal”

Ndërsa për akuzën e ndryshimit të gjeneraliteteve, prokuroria shprehet se kjo akuzë nuk qëndron sepse Malaj nuk ka ndryshuar të dhënat që çojnë në identifikimin e tij.

“Drejtoria e Gjendjes Civile ka paraqitur në Prokurorinë e Përgjithshme të dhënat personale të Agron Malajt. Refereruar këtyre të dhënave rezulton se subjekti nuk ka kryer ndryshim në përbërësit e gjendjes civile.

Malaj nuk rezulton të ketë ndryshime në përbërit e gjendjes civile, ndërsa pavarësisht se në vendimet gjyqësore të ndryshme evidentohet si Agron Rufat Malaj dhe Agron Rifat Mala, nisur nga të dhënat si amësia, ditëlindja apo krahasimi i gjurmëve të gishtave rezulton se kemi të bëjmë me të njëjtin person”, thuhet në shkresën e prokurorisë.

Prokuroria thekson se ndaj Malajt nuk ka pasur akuzë për plagosje por vetëm për armëmbajtje pa leje pasi personi i lënduar lehtë në këmbë pas konfliktit të ndodhur në vitin 1999 nuk ka ngritur padi ndaj tij. Ndërkohë sipas saj, Malaj nuk është ndaluar apo arrestuar ndonjëherë për ndonjë vepër penale.

Lidhur me pretendimin e PD për heqje të mandatit të kryebashkiakut ndaj Malajt, prokuroria shprehet se duhet të shprehet departamenti i dekriminalizimit me kërkesë të KQZ.

“Ky vendim mbi rezultatet e verifikimit do t’i njoftohen brenda tre ditëve Komisionit Qendror të Zgjedhore, i cili si organ kompetent duhet të shqyrtojë nëse janë evidentuar të dhëna që përfshihen në sferën e kufizimeve”./abcnews.al