Sergio Porrini, zëvendës trajneri i Shqipërisë, ka folur sot për mediat italiane sa i takon të ardhmes së Marash Kumbullës. Mbrojtësi shqiptar kërkohet nga shumë klube në Serie A dhe jo vetëm, me Juventusin që shihet si klubi favorit për firmën e tij.
Gjithsesi, sipas Porrinit, Kumbulla nuk duhet të shkojë te Juventusi, pasi rrezikon të përfundojë si Rugani: “Personalisht, unë do ta shihja atë më mirë te Interi apo te Lazio, sepse ka më pak konkurrencë. Te Juventusi në opinionin tim, rrezikon të luajë më pak, ashtu si po ndodh me Ruganin.
Marashi është një djalë me prespektivë të madhe, shpresoj që të vazhdojë të bëj mirë te Verona. Nuk jam i befasuar që shumë klube janë pas tij. Edhe pse është vetëm 20-vjeç, ka treguar se është një mbrojtës i shkëlqyer. Shpresoj që kaq shumë zëra rreth tij, të mos e shpërqëndrojnë”, tha mes të tjerash zv. trajneri kuqezi./abcnews.al