Për Colin Powel, Donald Trump nuk duhet të rizgjidhet pasi gënjen vazhdimisht: Nuk besoj se ka qenë një president efikas, gënjem vazhdimisht.
Nisi të gënjente që ditën në të cilën hyri në shtëpinë e bardhë, duke thënë se sa shumë njerëz kishin marrë pjesë në ceremoni. Njerëzit shkruajnë libra rreth gënjeshtrave të tij dhe nuk besoj se kjo është në interesin tonë. Është kjo deklarata e fortë e ish sekretarit amerikan të shtetit Kolin Pauell, nën presidencën e Bush, dhe afro-amerikani i parë që mbajti këtë rol.
Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një kushtetutë e cila duhet ndjekur, pasi presidenti aktual është larguar nga ajo. Në një intervistë për CNN ai deklaroi se do të votojë për Biden në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, duke shtuar se nuk kishte votuar për Trump në 2016-ën dhe se situata është përkeqësuar ndjeshëm .
Nuk ka vonuar reagimi i Donald Trump i cili e quan Pawel një mashtrues dhe përgjegjës i cili e kishte cuar vendin në luftëra tragjike në Lindjen e Mesme. Dhe sipas tij ai do të votojë për një mashtrues tjetër: gjumashin Biden. Kreu i shtëpisë së bardhë në një mesazh të publikuar në Twitter shkruan se Powel kishte konfirmuar se në Irak kishte armë të shkatërrimit në masë, por ato nuk u gjetën kurrë, dhe amerikanët gjithësesi shkuan në luftë./abcnews.al