Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ka deklaruar të hënën se vendi nuk ka asnjë rast aktiv me koronavirus.
Ardern deklaroi se për 12 ditë rresht asnjë person me virusin nuk ka qenë i shtruar në spital, ndërsa tregoi gjithashtu sesi e kishte festuar lajmin bashkë me vajzën e saj të vogël Neve.
Kryeministrja deklaroi se për të festuar filloi të kërcente nga gëzimi, ndërsa iu bashkua edhe vajza e vogël, pavarësisht se nuk po e kuptonte arsyen.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, në Zelandën e Re, vetëm 22 persona e kanë humbur jetën si pasojë e Koronavirusit. Ndërsa, numri i të infektuarve deri më tani mbetet 1,504. /abcnews.al/