Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Venezuelë, qytetarët në radhë për karburant

schedule13:53 - 8 Qershor, 2020

schedule 13:53 - 8 Qershor, 2020

Në Venezuelë qytetarët mbajnë orë të tëra radhë për të furnizuar makinat e tyre me benzinë. Presidenti Nikola Maduro një javë më parë prezantoi skemën për të zbutur disi krizën nga mungesa e lëndëve djegëse në treg, situata mbetet kaotike.

Mediat e huaja raportojnë se sipas sistemit të ri, drejtuesit e mjeteve mund të blejnë deri 120 litra benzinë të subvencionuar nga shteti për vlerën 2,5 lekë litri e shprehur në lekë shqiptarë dhe rreth 50 lekë litri për sasi shtesë.

Ndërkohë në tregun e zi, një litër benzinë arrin mbi 4 dollarë për personat që nuk kanë kohën të presin apo disponojnë edhe të ardhurat për ta blerë.

Në të kaluarën, qeveria provoi ta rritë çmimin e karburantit nga 0,05 në 0,25 centë dhe në gjithë Venezuelën pati trazira. Sot më duket se çmimi është 163 milionë për qind më i lartë dhe ja ku jemi këtu, në radhë. Nuk jam pro dhunës, as trazirave, por vërtet nuk e di se ç’po ndodh me vendin.”

Venezuelianët  për shumë vite e kanë blerë falas karburantin ndërkohë duket se tashmë kjo gjë ka marrë fund. Presidenti Maduro ka thënë se shteti i tij duhet të nisë të aplikojë të njëjtat çmime si në botë që produkti i tyre të mos shfrytëzohet nga shtetet fqinje.

Venezuela është shteti me zonat më të mëdha naftëmbajtëse në botë, por menaxhimi i keq i rafinerive shtetërore, politikat ekonomike dhe sanksione amerikane kanë bërë që të përkeqësohet situata me karburantet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!