Milani dhe Juventusi garuan fort mes tyre për titullin kampion në sezonin 2011-2012. Kuqezinjtë gabuan në javët e fundit dhe Juventusi, që drejtohej nga Antonio Conte, festoi fitimin e Serie A.
Giorgio Chiellini e ka prekur këtë moment në autobiografinë e tij. Luhej java e parafundit, Juventusi duhet të fitonte ndaj Cagliarit dhe priste që Interi të frenonte Milanin. Bardhezinjtë ishin të gjithë tifozë me zikaltrit dhe nuk u zhgënjyen pas fitores 4-2 të Interit.
“Kishim ndeshje me Cagliarin dhe në Milano luhej derbi. Ishim katandisur keq atë ditë, ishim të detyruar të bënim tifozllëk për Interin. Mund të ndodhte gjithçka për titullin kampion. Nëse ne barazonim dhe Milani fitonte…
Kaluam në avantazh në minutën e gjashtë dhe Interi i shënoi katër gola Milanit. Pasi shënuam golin e dytë ishim përqendruar te rezultati i derbit. Erdhi një moment që e kuptuam që ia kishim dalë të fitonim titullin“, shkruan Chiellini. /abcnews.al