Pak minuta ka zgjatur avantazhi i Bayer Leverkusen. Bayern Munchen reagoi pas golit të Alarios dhe barazoi ndeshjen në me anë të Kingsley Coman.
Francezi shfrytëzoi një asist të Goretzka, u nis furishëm drejt portës kundërshtare dhe dërgoi topin në rrjetë në minutën e 27-të, duke rikthyer baraspeshën.
Gol edhe në Leipzig. Skuadra e Nagelsmann po përballet me Paderborn të Klaus Gjasulës (e ka nisur sfidën si titullar) dhe ka kaluar në avantazh me anë të Patrick Schick. Sulmuesi çek finalizoi një aksion të bukur në minutën e 27-të, duke gjetur golin e dhjetë në Bundesligë. /abcnews.al