Murrizi, i prerë edhe pas takimit me Yuri Kim: Nuk votojmë pazarin për Reformën Zgjedhore

schedule11:43 - 6 Qershor, 2020

schedule 11:43 - 6 Qershor, 2020

Opozita parlamentare nuk do të votojë në kuvend asnjë marrëveshje të arritur nga Këshilli Politik që nuk plotëson kushtet e tyre, mes të cilave dhe listat e hapura të kandidatëve për deputetë.

Siç raporton gazetarja Erneta Shevroja për abcnews.al, 3 përfaqësuesit e opozitës parlamentare pas takimit me ambasadoren amerikane Yuri Kim kanë deklaruar kundërshtimin e tyre për marrëveshjen e arritur. Ata insistojnë për ndryshim të sistemit zgjedhor.

Lexo edhe: Kanë kartonët për Zgjedhoren, krerët e opozitës parlamentare mbërrijnë tek rezidenca e Yuri Kim

Deputeti Myslym Murrizi pas takimit deklaroi:

 “Nuk votojmë në parlament asnjë marrëveshje të pjesëtarëve të dosjes 184, Damian Gjiknuri. Kërkojmë listat e hapura, administratë zgjedhore jo politike, votë emigrantësh. Pa këto kushte që i kemi kërkuar prej 15 muajsh, nuk votojmë asnjë marrëveshje”, tha ai.

Kujtojmë që mazhoranca duhet të sigurojë shumicën e votave në parlament, për të kaluar ndryshimet e bëra për Reformën Zgjedhore.

Që të ndodhë kjo, duhen votat e deputetëve që drejtohen nga Edmond Stojku, Myslim Murrizi, Rudina Hajdari dhe Nimet Musai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!