Mario Balotelli e pranoi me dëshirë ofertën e Brescia, klubin e qytetit të tij, Sulmuesi, i cili ka qenë pjesë e disa klubeve të mëdha, si Inter, Milan, Liverpool, City e Marseille, u rikthyer në Itali me dëshirën për ta ndihmuar skuadrën e financuar nga Massimo Cellino.
Pesë gola në 19 ndeshje dhe duket se palët do ta mbyllin bashkëpunimin. Në media prej ditësh është raportuar diçka e tillë, por tanimë ka një hap konkret, sikurse raportojnë “Il Messaggero” dhe “Gazzetta dello Sport”.
Balotelli tashmë ka marrë një letër nga Brescia dhe kërkohet ndërprerja e kontratës, që i përfundon në qershor të vitit 2022. Sulmuesi nuk është paraqitur në stërvitje, sipas medieve italiane, ndaj edhe te Brescia janë lodhur.
“Dallëndyshet” janë drejt rënies në Serie B, pasi renditen në vendin e fundit dhe nëse nuk do të luajnë në Serie A sezonin e ardhshëm, atëherë kontrata me Balotellin do të ndërpritet menjëherë, pasi është e parashikuar në marrëveshjen e bërë verën e shkuar. /abcnews.al