Në “ABC e mëngjesit” Sevi Arbana aktiviste e të Drejtave të Njeriut ka folur për marshimin që u mbajt ditën e djeshme në rrugët e kryeqytetit, kundër abuzimeve të fëmijëve.
Reagimi mori shkas nga ngjarja e rëndë që përfshiu opinionin publik, si pasojë e abuzimit të një të miture nga një i moshuar.
“Brezi i ri e ka kuptuar dhe indiferenca ndaj politikës tregon që lloj reagimi”, u shprehaajo.
Gjithashtu ajo theksoi se gratë deputete që nuk ngritën zërin kundër padrejtësive duhet të ndjehen në turp , ndërsa shtoi se ky është turpi më i madh.
“Shkolla sot po kalon një situatë të tmerrshme, nga këto ministre që po e vrasin arsimin. Në shoqatën tonë kemi ankesa nga më të ndryshme.
Drejtuesit janë thjesht militantë, pavarësisht se ka mësues që e duan profesionistë tyre. Ka reagime të stafit mësimor, por që partia nuk i heq. Ky është një kapitull që na dhemb të gjithëve dhe nuk dihet se kur do të marrin fund”, u shpreh ajo.
Gjithashtu Arbana u shpreh se reagimi i tregoi regjimit që ne jemi këtu: “Ne ju dëgjojmë dhe nuk do ju lejomë. Ishte një mesazh shumë i fortë”, tha Arbana./abcnews.al