Një betejë shumë e madhe kundër racizmit po zhvillohet këto ditët e fundit, që pas vdekjes së George Floyd në Mineapolis, Amerikë. Kjo ngjarje ka tronditur shumë shtete të botës dhe miliona njerëz janë ngritur në protesta.
Nuk mund të mos kishte ndikim as në botën e futbollit, ku shumë futbollistë kanë kërkuar drejtësi për George Floyd dhe kanë pozuar të ulur në gjunjë, si shenjë proteste kundër racizmit dhe solidarizimi me “BlackLivesMatter”.
Pas dy klubeve të Premier League, Liverpool dhe Chelsea, si dhe dy klubeve të Serie A, Roma e Torino, edhe skuadra gjermane Borussia Dortmund ka pozuar të ulur në gjunjë, si dhe futbollistët janë rreshtuar në formë zemre. Një foto fantastike!/abcnews.al
We, Borussia Dortmund, fully support the #BlackLivesMatter Movement.
We do not accept racism of any kind and will continue to work to make the world a better and more tolerant place.#BorussiaVerbindet pic.twitter.com/D24a5szkqy
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) June 4, 2020

