Manja akuza PD: Po hesht për vettingun/Berisha po baltos procesin

schedule14:03 - 28 Mars, 2018

schedule 14:03 - 28 Mars, 2018

Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja ka akuzuar Partinë Demokratike, se po hesht për rezultatet e para të procesit të vettingut, si elementi kyç i reformës në drejtësi.

Vettingu ngriti siparin pas të cilës dolën krundet e sitës së hollë të drejtësisë tregoi Ulsi Manja.

“Në 23 Mars 2018 Vettingu ngriti siparin. Vendimi i parë provoi se sita e Vettingut qenka aq e hollë sa të nxjerrë bashkë me krundet e zahiresë 27 vjeçare të gjyqësorit dhe grurin e pajustifikuar.

 Por këtë dalje publike kryetari i komisionit të ligjeve e ka kryesisht për opozitën nga e cila priste minimalisht disa fjalë të mira. Por Më kot

“Gjatë këtyre ditëve opinioni publik ka pritur që opozita të thotë dy fjalë për procesin e zbatimit të reformës në drejtësi, por më kot. Heshtja filloi të hënën në këshillin kombëtar të integrim it, ku opozita jo vetëm që nuk e përshëndeti Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, por me shumë mllef politik e anatemoi zbatimin e reformës në drejtësi, në përpjekjen e dështuar të radhës duke ngjallur panik për bllokimin e institucioneve të drejtësisë”.

Apo më keq akoma Sali Berisha, lideri histroik i PD nxitoi të bëjë avokatinë e palës që humbi në përballje me KPK-në, në një proces të kushtetues e ligjor në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë”.

Ulsi Manja i bën thirrje gojëve të liga të vettingut që të heshtin përgjithmonë. Ndërsa politika është e dënuar ta shohë me pozitivitet këtë proces.

Asnjë baltosje e vetingut nuk ka shans ta frenojë pastrimin e pallatit të drejtësisë nga gjykatësit e prokurorët e korruptuar”.

./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!