Deputeti: Shqipëria po mbushet me varreza greke me eshtra qensh

schedule10:35 - 4 Qershor, 2020

schedule 10:35 - 4 Qershor, 2020

Deputeti Kostaq Papa ka kërkuar në Kuvend më shumë vëmendje ndaj çështjes Çame, e cila sipas tij është lënë pas dore në Shqipëri, ndërkohë vendi po mbushet me varreza të ushtarëve grekë me eshtra qensh.

Lexo edhe: Kostaq Papa braktis grupin parlamentar: Nuk bëj b*thlëpirje

Sipas Kostës, ndërkohë që ndodh kjo, në Çamëri nuk ka asnjë varrezë të shqiptarëve autoktonë të pastruar nga ferrat dhe drizat.

Kam respektuar mënyrën e menaxhimit të seancës nga ana juaj, por edhe kryeministri pranoi në seancën e kaluar një mungesë për fjalën e lirë. Jemi në seancën e parë të muajit qershor, qershori është i Çamërisë.

A ka menduar parlamenti shqiptar për të mbajtur një seancë për të çuar përpara çështjen çame dhe çështjen kombëtare në përgjithësi?

Në Shqipëri po mbushen varreza me eshtra qensh dhe nuk kemi një varrezë në Çamëri. Problemi i dytë është harruar interpelanca me ministrin e jashtëm. E treta duhet të rimarrim inisiativën për ndryshimin e sistemit zgjedhor“, tha Kosta. /abcnews.al