Ndriçimi në trotuaret e qendrës së Elbasanit mungon. Në orët e mbrëmjes kur qytetarët shëtisin përballen me këtë shqetësim të mbartur prek kohësh.
Një i moshuar ironizon duke thënë se, “po deshe rri dhe pak se del hëna dhe kënaqesh”.
Përgjatë rrugës nga Elbasan Arena deri tek vendi i njohur si kryqëzimi i luleve shëtisin banorët e këtij qyteti, të cilët në pjesë të caktuara të trotuareve kanë vëshirësi të shohin prej mungesës së ndricimit.
Janë 1.5 km që përshkrojnë qendrën e qytetit të Elbasanit, të cilat në vitin 2016 ishin pjesë e një rikontruktsion të plotë nga ana e strukturave vendore. Asokohe ndricimi ishte në kushte të pranueshme. Por sot kur kanë kaluar 4 vite ndriçimi mungon në trotuare të cilat frekuentohen nga ana e banorëve të këtij qyteti.
Të moshuarit kanë më shumë vështirësi dhe kërkojnë që kjo problematikë të rregullohet.
“Mungon e gjitha, duhet drita ketu mungon kudo dhe tek lagjia jonë nuk ka”, është shprehur një banore.
Ndërkohë një tjetër qytetare thekson se janë të moshuar, me syze dhe fëmijë ndaj e kanë të domosdoshëm ndriçimin.
Me kameran tonë u përpoqëm të lëviznim përgjatë kësaj rrugë dhe pothuajse në çdo pjesë të saj ndricimi mungon. Pamjet s’kanë nevojë për komente.
Për këtë rrugë Bashkia e Elbasanit investoi 3 milionë euro. Ato u përdorën për asfaltimin, gjelbërimin dhe ndriçimin. Po ky i fundit me sa duket nuk është projektuar si duhet./abcnews.al