Pas dy muajsh të ndarë për shkak të pandemisë, një infermiere amerikane është bashkuar me dy fëmijët e saj.
Një infermiere në SHBA u ribashkua me dy fëmijët e saj pasi kaloi më shumë se dy muaj e ndarë nga ata, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Suzanne Vaughan, 43-vjeçe, nga Norfolk, e cila punon në “Spitalin Mbretëresha Elizabetë” në Kings Lynn, mori vendimin e vështirë për t’iu ndarë nga vajzat e saj, Bella, nëntë vjeçe dhe Hettie, shtatë vjeçe, pasi punonte në kujdesin intensiv gjatë pikut të COVID-19.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Vaughan ishte larg tyre për nëntë javë, ndërsa luftonte në vijën e parë të frontit, në shërbim të të prekurve nga koronavirusi.
Ndërkohë fëmijët e saj kanë qenë nën kujdesin e motrës së Suzanne, Charlotte e publikoi disa imazhe në Twitter të këtij momenti rrëqethës, i ribashkimit të nënës me fëmijët e saj. /abcnews.al