Përdhunimi i 15-vjeçares, pezullohet drejtori i shkollës në Babrru

schedule16:19 - 3 Qershor, 2020

schedule 16:19 - 3 Qershor, 2020

Pezullohet nga detyra, Besnik Daci drejtori i shkollës shkollës 9 vjeçare “Azem Hajdari”, ku mësonte 15 vjeçarja e abuzuar në Babrru. Abcnews.al  mëson se drejtori është zëvendësuar ne detyrë nga zv.drejtoresha.

Mësohet se drejtori do të pezullohet deri në përfundimin e plotë të hetimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes nga organet kompetente.

Në një intervistë për Abc News ditën e djeshme Daci tha se prindërit e nxënësve nuk kanë bërë asnjë denoncim në drejtorinë e shkollës. Ai tha se roja i shkollës sillej keq me nxënësit dhe shpesh herë u ngrinte zërin.

LEXO EDHE: Abuzimi i 15-vjeçares, flet për ABC News drejtori i shkollës: Nuk kam patur ankesë nga vajza

65-vjeçari Abaz Dogu akuzohet se ka përdhunuar përdhunimin e 15 vjeçares përmes shantazhit me publikimin e videove intime. Të arrestuar për ngjarjen e rëndë janë edhe 20-vjeçari Klajdi Poçi, i cili po ashtu është akuzuar nga e mitura për përdhunim si dhe dy të rinj të tjerë.

Gjykata vendosi dje ti lërë në burg të katër të arrestuarit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!