Paditet Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.
Ashtu siç edhe e paralajmëroi në ABC News gjatë një interviste, Znj. Zaida Çobo ka vendosur të ngrejë padi ndaj Drejtorit të Policisë Ardi Veliu.
Siç raporton gazetarja Glidona Daci për abcnews.al, Çobo i është drejtuar Gjykatës së Tiranës nga e cila kërkon dëmshpërblim moral dhe monetar i shkaktuar sipas saj nga publikimi i videos nga ana e Veliut në Komisionin e Sigurisë.
Çobo pretendon nga Veliu dëmshpërblimin prej 1 milion lekësh dhe publikimin e vendimit të Gjykatës në të gjithë mediat në vend.
Abcnews.al ka siguruar padinë civile ndaj Drejtorit Ardi Veliu.
“Detyrimin e palës së paditur për të shpërblyer dëmin jo pasuror të shkaktuar paditëses nga cenimi i nderit dhe dinjitetit dhe publikimit të të dhënave personale në masën 1 milion lek. Detyrimin e palës së paditur të publikojë vendimin e gjykatës në të gjithë mediat në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në objektin e padisë ngritur ndaj Veliut.
Sipas Cobos, pamjet e saj me pistoletë në dorë janë publikuar në rrjetin e saj social Facebook gjatë xhirimeve të një filmi./abcnews.al