Vijon të jetë i lartë numri i rasteve të reja të konfirmuara me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Në 24 orët e fundit 67 raste të reja janë konfirmuaar me koronavirus, ndërsa ka humbur jetën një person.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe këtë të martë në deklaratën e tij për mediat ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fudnit janë regjistruar edhe 25 raste të reja të rekuperimit të pacientëve me Covid-19 si dhe një viktimë.
Ndërkohë deri më tani në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën si pasojë e koronavirust 141 persona. /abcnews.al