Edhe Vedat Muriqi ka postuar diçka kundër racizmit. Vdekja e George Floyd në SHBA ka shkaktuar zemërim të madh dhe protesta të shumta. Afro-amerikani u arrestua me forcë dhe iu vu gjuri në fyt nga një polic, veprim që i mori jetën.
#United pic.twitter.com/nz5SQeM9T8
— Vedat Muriqi (@MuriqiVedat) June 2, 2020
“Të bashkuar”, shkruan bomberi dardan në foton ku shihet shtrëngimi i një dore të bardhe me një me ngjyrë. Më parë kishin reaguar Brian Brown dhe Theophilus Solomon të Partizanit, si dhe Kyrian Nwabueze i Laçit.
Dy afrikanët e “Demave” kanë postuar nga një foto të zezë. Edhe amerikano-nigeriani i Laçit, golashënuesi më i mirë i Superiores, ka respektuar “Të Martën e Zezë”. /abcnews.al