Detaje të reja kanë dalë nga vdekja e 20 vjeçarit, i cili ka humbur jetën paraditen e sotme në qytetin e Durrësit.
Burime për ABC News, thanë se 20- vjeçari sirian dyshohet të jetë vrarë.
LEXO edhe: Gjendet i vdekur një emigrant sirian në Durrës
ABC News ka mësuar se një dëshmitare ka parë pak çaste para gjetjes së viktimës, një tjetër shtetas sirian, i cili po ecte nxitimthi nga ish-hotel Vollga në drejtim të Bashkisë ndërsa është parë me njolla gjaku.
20 vjeçari sirian, ende i paidentifikuar, strehohej gjatë pandemisë në ndërtesën e braktisur të ish- hotel ”Vollgës”.
Prej kohësh në Durrës jeton një numër i madh i sirianëve, të cilët e shohin si trampolinë për të kaluar në shtet e europës./abcnews.al