Spektakël fishekzjarresh kundër koronavirusit në Japoni: Largojnë sëmundjet dhe fatin e keq

schedule13:23 - 2 Qershor, 2020

schedule 13:23 - 2 Qershor, 2020

Dhjetëra fishekzjarre shpërthyen mbrëmjen e së hënës në të gjithë Japoninë për të gëzuar popullsinë dhe për t’i rikthyer vëmendjen një sektori të goditur rëndë nga kriza ekonomike.

163 prodhues japonezë fishekzjarresh realizuan projektin me një seri shfaqjesh surprizë që kanë befasuar publikun për pesë minuta në të gjithë vendin, duke dhënë një spektakël për t’u parë nga shtëpia; pra në respektim të normave të sigurisë sociale. Spektaklet e sinkronizuara ishin mjaftueshëm të gjatë për t’i dhënë kohë çdokujt që të dalë në ballkon apo derë për t’i parë.

Por njëkohësisht aq i shkurtër sa për të mos i lënë kohë askujt që të arrijë tek vendi nga po hidheshin.

Fishekzjarret në Japoni kanë një traditë shekullore dhe u krijuan në kuadër fetar për të larguar epidemitë dhe fatin e keq. Këtë vit për shkak të anulimit të detyruar të shumë festivaleve për shkak të koronavirusit, prodhuesit e fishekzjarreve e kanë gjetur veten në një situatë të vështirë ekonomike. Nga këtu nisi dhe vendimi për të realizuar këtë projekt. Ata shprehen se në këtë periudhë të gjithë kanë humbur energjinë dhe në këtë kohë të errët duhej pak gëzim. Për më tepër që fishekzjarret japoneze janë krijuar për të larguar fatin e keq dhe sëmundjet, ndaj rezulton shumë me vend me krizën e këtyre ditëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!