Në studion e Abc News, gazetari Artan Hoxha ka folur mes të tjerash edhe për kultivimin e kanabisit në vend.
Hoxha u ndal edhe njëherë te mungesa e farës së kanabisit që vjen për shkak të bllokimit të kufijve. Sipas gazetarit mungesa e farës holandeze, që është e certifikuar ka bërë që të përdoret farë e vjetër, ose vendase.
Mirëpo, ndonëse ka mungesë të farës, Hoxha thotë se këtë vit ka një shtrirje më të madhe të kultivimit të kanabisit në vend.
“Farën nuk mund ta marrësh direkt. Këtë vit u bë e vështirë për tu siguruar, për shkak të bllokimit. Nuk e kishin programuar që kufiri do mbyllej kaq shpejt dhe kjo krijoi problemin e farës. Në momentin që kërkuan të merreshin me farën, ata përdorën atë që kishin, po ajo ka probleme, ose farën vendase.
Nga vëzhgimi që kam bërë më rezulton se sasi që është kultivuar deri tani është shqetësuese. Është tregu që e ndikon kultivimin, në Shqipëri ka shkuar edhe 1 mijë euro kilogrami. Nga 100 është dhjetëfishuar. Rritja e çmimit në treg, gjetja e fuqisë punëtore kollaj.
Kanë përdorur farë vendase, por ka problem. Ka fazën e ekuacionit, do ta mbjellësh në arë dhe ta shikosh është femër apo mashkull. Bima farën është ajo që ka boçe, ajo mashkull nuk prodhon boç, por ka vetëm gjethe. Këtë vit një pjesë u rrezikua që ti dështojë mbjellja sepse fara ka qenë e pacertifikuar. Fara që vjen nga Holanda është e sigurt, ndërsa ajo vendase është si të marrë”, ka thënë ai
LEXO EDHE:Atentati në Kurbin, Hoxha: Autorët ishin të veshur me uniformë të Forcave Speciale
Gazetari shton më tej se gjatë kësaj periudhe ka parë zona që janë rimbjellë dhe sipas tij një gjë e tillë ka kosto. Po ashtu ai thotë se këtë vit ka hasur elementë të kultivimit që nuk i kishte parë më herët.
“Unë kam parë në disa zona rimbjellje. Është mbjellë në fund në ta marsit dhe kishte arritur 1 metër. Në momentin që kamë konstatuar problem, kanë prishur të mbjellën, por kjo ka një kosto. Nga operacionet që ka bërë policia, fakti që policia vetë ka gjetur gjithandej dëshmon për shtrirje. Pashë elementë që nuk i kisha parë herë tjetër, mbjellje me traktor, nuk kisha parë mbjellje që hapej vetëm gropa me një pajisje si sondë. Unë e quaj narko-kulturë. Kjo shpejton ritmin dhe ul koston e tyre. Nga informacioni që kam marrë në terren duke e cuar policinë në detura të tjera, madje edhe për pastrimin e lumejve, policët tanë 450 mijë lekë e kanë rrigën dhe ne kërkojmë standard britanik. Policia është reflektim i gjithë ça jemi ne. Edhe policia është në një hall të madh. Por kur ka një lloj ngarkese të tillë, unë e quaj artificiale, kjo ka ardhur për shkak të vullnetit politik. Dikush lart ka marrë vendim që të rritet”, u shpreh gazetari. /abcnews.al