Raporti i BB, Ahmetaj: Kanë nisur aplikimet për garancinë e dytë sovrane

schedule16:21 - 1 Qershor, 2020

schedule 16:21 - 1 Qershor, 2020

Ministri i Rindërtimit dhe koordinator për hartimin e Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes Arben Ahemtaj, këtë të hënë ka folur për vlerësimin e Bankës Botërore për impaktin e mundshëm ekonomik e social të COVID-19 në vend.

Ahmetaj përmes një konference për mediat ka deklaruar se për instrumentin e parë të garancisë sovrane janë miratuar 309 aplikime me një vlerë prej 40 milion eurosh.

Lexo edhe: https:Kreditë shtyhen deri në 31 gusht, BSH: Kanë përparësi turizmi dhe transporti

Ndër të tjera ai është shprehur se  garancia e dytë sapo ka nisur dhe deri më tani në banka ka disa dhjerëta aplikime.

Për instrumentin e parë të garancisë sovrane janë miratuar deri më sot 309 aplikime me një  vlerë 40 milionë dollarë dhe do të vazhdojë. Ndërkohë garancia e dytë sapo ka nisur, pra me ditë është dhe janë që tani disa dhjetëra aplikime në 12 banka. ‘Para se ta mbyll, e theksoj që e gjithë përpjekja jonë dhe plani ynë ekonomik nuk do sigurojë thjesht dhe vetëm që ne mos të kthehemi te 2012-ta, por do të garantojmë me reforma, investime publike dhe politika ekonomike  financiare ekonomike të suksesshme që të konvergohemi me rritjen e parakrizës në krye të 2 apo 3 viteve, dhe jo ashtu siç përcaktojnë institucionet ndërkombëtare, në krye të 5 viteve.”, është shprehur Ahmetaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!