Nga kjo e hënë të gjithë kufijtë me rajonin janë të hapur. Fluksi më i madh është shënuar në pikën kufitare të Morinit.
Siç shihet edhe nga pamjet, në orët e para të mëngjesit lëvizja më e madhe është e qytetarëve shqiptarë drejt Kosovës.
Ndërsa në hyrje, numri i atyre që vijnë drejt vendit tonë është më i ulët. Ky numër pritet të rritet në orët në vijim.
Nga sot është hequr edhe detyrimi i vetëkarantinimit, përveç rasteve kur vendoset nga autoritete shëndetësore./abcnews.al