Hapet kufiri Shqipëri – Kosovë, nis lëvizja e lirë e qytetarëve

schedule09:10 - 1 Qershor, 2020

schedule 09:10 - 1 Qershor, 2020

Tashmë është vendosur për hapjen e lëvizjes mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Shqipëria dhe Kosova do të nisë lëvizjen e lirë të qytetarëve. Kufizimet u vendosën në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Qeveria në detyrë e Kosovës e mori këtë vendim të dielën.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar konfirmoi se janë rihapur kufijtë në Merdarë, Vërmicë, Kullë, Hani i Elezit, Jarinë dhe Dheu i Bardhë.

Autoritetet vendosën që të gjithë personat që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës dhe posedojnë rezultate negative për testin e koronavirusit – jo më të vjetra se katër ditë – të mos u nënshtrohen procedurave të vetizolimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!