Me tone të ashpra, deputetja Rudina Hajdari shprehu zhgënjimin e saj, për këtë dështim të radhës, jo vetëm për shqiptarët, por edhe të ambasadës amerikane, siç u shpreh ajo.
Deputetja Rudina Hajdari ka treguar se çfarë ka ndodhur sot në mbledhjen e Këshillit Politik e cila u mbyll pa asnje marrëveshje konkrete pas më shumë se 3 orësh.
“Dhe këtë radhë partitë politike dështuan se interesat e tyre janë kaq të ngushta dhe vetjake, janë për t’iu shërbyer partive të tyre dhe nuk duan t’ia dinë për shqiptarëve. Pse vjen SHBA këtu, vetëm se duan interesin e shqiptarëve dhe këta sot edhe njëherë ia mbyllën derën.
I thanë që nuk janë gati për të bërë marrëveshje, vunë një datë, por në momentin e fundit u tërhoqën. Koha do t’i tregojë të gjitha. Kjo reformë Zgjedhore duhet të ketë bekimin e shqiptarëve dhe nuk e ka, edhe pse ambasada amerikane u investua për këtë reformë, këta nuk duan t’ia dinë.
U takua me Bylykbashin, Gjiknurin dhe me mua, Petriti bëri një xhiro. Ata ishin të investuar që sot të kishin një zgjidhje, i thanë gjithë ditën që sot do bien dakord, se ku e kanë hallin ju e dini.
Loja është e hapur, nuk kemi ndryshim sistemi, por kemi një propozim që ne do të futemi në lojë. Nuk kanë marrëveshje as mes tyre. Nuk dorëzohemi nga ndryshimi i sistemit”, tha Hajdari./abcnews.al