Plagosje me mjete të forta tek zona e ish-kënetës në Durrës

schedule22:22 - 31 Maj, 2020

schedule 22:22 - 31 Maj, 2020

Një përplasje fizike mes dy personave, ka çuar në përdorimin  e mjeteve të forta, e për pasojë plagosjen e njërit prej personave, të përfshirë në sherr.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.17, tek zona e quajtur ish-këneta.

Burime për ABC News kanë njoftuar se sherri ka ndodhur për motive të dobëta e cila ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre, duke bërë që të transportohet drejt spitalit, jashtë rrezikut per jeten.

Personat e përfshirë në sherr janë  A.C 46 vjeç dhe T. C, 43 vjeç të cilët kanë qëlluar F.L 35 vjeç.

Sipas njoftimi të policisë dy personat janë shoqëruar në komisariatin e policisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 31.05.2020, rreth orës 22:00, në lagjen nr 17, Durrës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasit A.C., 46 vjeç, dhe T.C., 43 vjeç, kanë goditur me mjete të forta shtetasin F.L., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë pas njoftimit të marrë kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë kapjen në flagrancë dhe shoqërimin e dy autorëve të dyshuar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!