VIDEO/ Dy gola për tre minuta: Dortmund fundos Paderborn, Sancho ka një dedikim

schedule19:18 - 31 Maj, 2020

schedule 19:18 - 31 Maj, 2020

Paderborn rezistoi pjesën e parë kundër Dortmund, por 45 minutat e dyta kanë nisur nën diktatin e verdhezinjve. Miqtë kanë shënuar dy gola brenda tre minutave. Thorgan Hazard zhbllokoi shifrat në minutën e 54-t.

Belgu përfitoi nga një grushtim i portierit vendas dhe dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 57-të ishte radha e Jadon Sancho për të shënuar. Julian Brandt veproi bukur nga krahu i majtë dhe dhuroi një asist për talentin anglez.

Goli i 15-të në kampionat për Sanchon, i cili ia dedikoi golin e tij George Floyd, të riut afrikano-amerikan që humbi jetën disa ditë më parë në SHBA. “Drejtësi për George Floyd”, lexohet në fanellën e 20-vjeçarit, i cili nuk i shpëtoi ndëshkimit me karton të verdhë. /abcnews.al