Mbrëmjen e djeshme ka pasur një shpërthim me lëndë plasëse dyshuar si tritol, mes dy bizneseve, “Hotel Viktori” dhe një lokali bar-kafe. Ngjarja ndodhi në rrugën e “Dibrës” në kryeqytet, pranë QSUT-së.
Gazetarja Xhensila Kodra tha për “ABC News” se hotel “Viktoria” rezulton të jetë në pronësi të Luan Matës, babai i Ervin Matës, një person ky i hetuar për ngjarjen e ndodhur në 4 tetor të 2018 në një lokal në zonën e ish-bllokut, ku për pasojë një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën.
Lexo edhe: Shpërthim i fuqishëm pranë QSUT-së në Tiranë
Por gjithashtu po hetohet edhe pista e një konflikti të pronarit të një lokali bar-kafe, ngjitur me hotel “Viktoria”, në pronësi të një personi të identifikuar si K. Gozhita.
Mësohet se pronarët e bizneseve janë marrë në pyetje. Policia bën me dije se Gozhita ka pohuar se nuk ka konflikt me persona të tjerë dhe rezulton të jetë pa precedent të mëparshëm personal.
Ndërkohë duke iu referuar precedentëve të mëparshëm të Ervin Matës, kjo mbetet pista kryesore e Policisë së mund të jetë një mesazh kërcënues për këtë person.
Kamerat e sigurisë kanë zbuluar një automjet, targa e të cilit po verifikohet nga ana e policisë. Gjatë shpërthimit nuk pasur persona të lënduar. Në momentin e shpërthimit ambientet kanë qenë të mbyllura dhe janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ndërkohë babai i Ervin Matës, Luan Mata, është shprehur se nuk ka pasur konflikte.
Sakaq Mata po hetohet për ngjarjen e tetorit të dy viteve të mëparshme të ndodhur në zonën e ish-bllokut. Dyshimet kryesore të grupit hetimor lidhen me ngjarjen e 2 viteve më parë, por që po hetohen edhe pista të tjera./abcnews.al