Ish deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka reaguar pas reagimit të ministres së Shëndetsisë Ogerta Manastirliu, e cila u shpreh e tmerruar nga pamjet e takimit masiv të kryedemokratit Lulzim Basha në Durrës.
Pampuri përmes një postimi në rrjetin social Facebokk, shkruan se “specialistja” e Covid 19 nuk duhet të trembet nga protestat dhe grumbullimet e qytetarëve që janë të papunë,por të tmerrohej kur policia e shtetit pa numra identifikues dhe fadromat iu versulen teatrit dhe pa mëshirë tërhoqën zvarrë qytetarët e pafajshëm.
Gjithashtu ish deputetja ka theksuar se ministrja dhe të gjitha gratë, në partinë e saj, duhej të kërkonit dorëheqjen e një personazhi të frustruar në krye të policisë së shtetit, si Ardi Veliu.
Lexo edhe: Manastirliu pas takimit masiv të Bashës në Durrës: Jam e tmerruar nga papërgjegjshmëria
Postimi i plotë:
I vetmi tmerr i “ekspertes se shendetesise” eshte frika nga humbja e pushtetit.
“Specialistja” e Covid 19, qe drejton Ministrine e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale, mos te tmerrohet aspak nga grumbullimet, protestat dhe revolta e qytetareve te cilet jane te papune, pa te ardhura, kane mbyllur bizneset, nuk kane me se te ushqejne e te shkollojne femijet, s’kane para per medikamente, s’kane para per te mbajtur familjen e perballuar mbijetesen, ndihma sociale eshte qesharake dhe kjo nese kane arritur te perfitojne, shtresa e mesme eshte varferuar e shtresa e varfer me veshtiresi arrin te mbijetoje. Kjo eshte arsyeja qe ata njerez ishin aty. Askush nuk i beson me lojes tuaj me shifrat, kurbat e menaxhimin farse qe i bete kesaj situate, sipas urdherave te “kryespecialistit” Edi Rama.
Duhej tmerroheshe kur policia e shtetit pa numra identifikues dhe fadromat iu versulen teatrit, ku pa meshire terhoqen zvarre qytetare te pafajshem qe brenda cdo logjike kerkonin te ruanin historine dhe identitetin e Kryeqytetit, po ketu si nuk ju ra mendja per Covid 19 dhe shendetin e qytetareve!….Duhej te tmerroheshe qe nuk more masa per personelin shendetesor, kur e gjithe opozita bente thirrje per maska e masa mbrojtese per ta, ndersa ju i pajiset me maska te skaduara, e se fundmi duhej te tmerroheshe kur Ardi Veliu denigroi figuren e nje gruaje, nje nene ashtu sikurse je dhe ti, por ti heshtte nuk reagove, duke u bere pjese e deklarates se tij skandaloze, prej nje hetuesi te peshtire te komunizmit. Ti dhe te gjitha grate, ne partine tuaj, duhej te kerkonit doreheqjen e nje personazhi te frustruar ne krye te policise se shtetit, si Ardi Veliu. Por te gjitha ju, ne harmoni me gastorin Veliu, e dhunuat per here te dyte 15 vjecarin. Por nuk eshte ky fokusi juaj, ne fakt ju sot u tmerruat per faktin qe qytetaret, te majte e te djathte e kane kuptuar qe ne keto 7 vite, jane neperkembur, zhvatur e varferuar nga qeverisja juaj, si kurre ndonjehere./abcnews.al