Gjuha shqipe dhe futbolli europian, rrëfimi i kapitenes së Apolonisë për DailySun

schedule21:14 - 29 Maj, 2020

schedule 21:14 - 29 Maj, 2020

Kapitenia e Apolonisë, Zanele Nhlapo, ka dhënë një intervistë për “DailySun”, aty ku ka treguar si është jeta në Shqipëri, vështirësitë në mësimin e gjuhës shqipe, si dhe momentet e vështira në muajin shkurt, atëherë kur humbi babanë e saj.

Futbollistja 28 vjeçare, e cila u transferua tek Apolonia në shtator të vitit të shkuar, njihet për lojën e saj të fortë dhe duelet e ashpra në mbrojtjen fierake, duke iu besuar dhe shiriti i kapitenit falë aftësive të saj prej një lidere.

Në intervistën e dhënë për gazetarin Aaron Dube, Zanele tha mes të tjerash: “Ky virus famëkeq ka marrë shumë jetë njerëzish, por unë kam shumë besim në Zot dhe ndihem e mbrojtur. Prandaj dhe në muajin shkurt udhëtova drejt shtëpisë time për të varrosur babanë. Tani jam në Shqipëri, këtu situata është shumë e mirë.

Po mundohem të kaloj këto ditë izolimi duke mësuar gjuhën shqipe. Të luash në Europë, është një sfidë e madhe. Është e vështirë të ambientohesh me gjuhën, me skemat e skuadrës. Nëse do të ishte në dorën time, do të qëndroja në Europë përgjithmonë”, u shpreh Zanele./abcnews.al