Majmunët vjedhin kampione koronavirusi, banorët druhen se mund ta përhapin sëmundjen

schedule17:25 - 29 Maj, 2020

schedule 17:25 - 29 Maj, 2020

Një grup majmunësh kanë hyrë në një kolegj mjekësor në Indi dhe kanë vjedhur kampione koronavirusi. Incidenti ka ndodhur ditën e sotme ndërsa majmunët arritën që të merrnin tre kampione testi nga Kolegji Meerut Medical në Uttar Pradesh.

Mostrat ishte duke i mbajtur një laborant përpara se një prej majmunëve t’ia rrëmbente nga duart. Më pas ata janë filmuar në një pemë duke u përtypur. Banorët që jetojnë në zonat aty pranë tashmë druhen se virusi mund të përhapet ndërsa majmunët i mbajnë kampionët me vete ndërsa lëvizin.

Një drejtues nga kolegji u shpreh se majmunët shkaktojnë shpesh telashe, por kjo sipas tij, ishte diçka e re.

Nga ana tjetër, shefi i policisë në vend tha se ekziston rreziku që majmunët tashmë ta përhapin virusin në vendet aty afër.

Ai u shpreh: “Ndërsa kafshët nuk mund të jenë përgjegjës për bartjen e kësaj sëmundje, nëse ata po i mbajnë me vete këto kampione testesh dhe largohen nga kolegji mjekësor në zona banimi, atëherë patjetër nëse ka teste të kontaminuara, ata (majmunët) mund të përhapin infeksionin më tej.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!