Në fshatin Gjonç të Fierit është vënë në pranga një 52-vjeçar si dhe është proceduar penalisht një 48-vjeçar për kultivim të lëndëve narkotike.
E.B dhe A.B, banues në fshatin Gjonç u vunë në pranga pasi gjatë kontrollit të territorit, në tokën e tyre u gjetën të kultivuara disa fidanë kanabis sativa.
Bima narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi:
Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
B., 52 vjeç, banues në fshatin Gjonç, si edhe u procedua penalisht shtetasi A. B., 48 vjeç, banues në fshatin Gjonç.
Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Tojkan, në tokën e tyre, u gjetën të kultivuara disa fidanë narkotikë të dyshuara canabis sativa të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. /abcnews.al/